Ndërlidhjet

Koalicioni kundër IS-it kryen 33 sulme ajrore në Siri dhe Irak


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer 33 sulme kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak të martën, thuhet në njoftimin për media të koalicionit.

Ky koalicion njofton se 16 sulme ajrore janë kryer në Siri, ku shumica kanë qenë rreth qytetit Al Hasakah dhe Aleppos, ndërkaq 6 sulme ajrore kanë ndodhur në periferi të këtyre qyteteve, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Katër sulme të tjera kundër grupit militant Shteti Islamik janë kryer në qytetet siriane, ku janë shkatërruar njësitë taktike dhe janë goditur pozicionet e militantëve.

Ndërkaq, 17 sulme ajrore janë kryer në Irak në 6 qytete të ndryshme, duke shkatërruar njësitë taktike, makinat, armët dhe kanë goditur pozicionet e militantëve.

XS
SM
MD
LG