Ndërlidhjet

Britania do të rihapë ambasadën në Teheran


Ilustrim
Ilustrim

Britania thotë se shpreson që të rihapë ambasadën e saj në Teheran në fund të këtij viti, pas arritjes së marrëveshjes bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive botërore.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Philip Hammond ka thënë sot në Parlament se rihapja e ambasadës varet nga zgjidhja e disa problemeve teknike.

Marrëdhëniet diplomatike në mes të Britanisë dhe Iranit ishin ndërprerë dhe ambasada e Britanisë u mbyll, pasi që protestuesit iranianë e sulmuan atë në nëntor të vitit 2011.

Londra tha në qershor të vitit 2014 se mendon të rihapë ambasadën në Teheran “brenda muajsh”.

XS
SM
MD
LG