Ndërlidhjet

Shkon në 24 numri i viktimave në Omsk të Rusisë


Omsk, Rusi

Omsk, Rusi

Ka arritur në 24 numri i viktimave nga rrënimi i një pjese të kazermës në qytetin siberian të Omsk-ut në Rusi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, Igor Konashenkov u ka thënë gazetarëve, se ushtarët e lënduar janë trajtuar në spitalin ushtarak të Kirovit por viktima e fundit ka vdekur për shkak të lëndimeve të mëdha që ka marrë gjatë aksidentit.

Katër katet e njërit seksion të ndërtesës janë rrënuar, ku 42 ushtarë rusë ishin duke pushuar në mbrëmjen e 12 korrikut.

Autoritetet i kanë fajësuar punëtorët e ndërtimit për këtë aksident.

Komiteti për Hetime ka hapur hetimet, duke u fokusuar në neglizhencë dhe shkelje të rregullave të sigurisë gjatë ndërtimit.

Ata që do të gjenden fajtorë për këtë incident, do të përballen me 10 vjet burgim, ka thënë Komiteti për Hetime.

XS
SM
MD
LG