Ndërlidhjet

Parlamenti francez miraton marrëveshjen e Greqisë


Kryeministri francez Manuel Valls
Kryeministri francez Manuel Valls

Ligjvënësit francezë kanë miratuar marrëveshjen e Greqisë, e cila i mundëson Athinës të shmangë falimentimin, raporton AP.

Duke folur para votimit, në Asamblenë Kombëtare të Francës, kryeministri francez Manuel Valls tha se 85 miliardë euro ndihmë “është jetike për t’i dhënë Greqisë hapësirë për të marrë frymë që i duhet për të projektuar të ardhmen e saj dhe jo vetëm se si të kthej borxhin e saj”.

Valls tha se eurozona është duke i shqyrtuar masat për ta ndihmuar Greqinë, përfshirë këtu edhe zgjatjen e periudhës për kthimin e borxhit ose edhe uljen e normave të interesit.

XS
SM
MD
LG