Ndërlidhjet

Trupat jemenase luftojnë me rebelët shiitë në Aden


Aden, foto nga arkivi
Aden, foto nga arkivi

Zyrtarët në Jemen thonë se trupat, e mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, janë duke luftuar me rebelët shiitë në lagjet të cilat më parë ata i kishin nën kontroll të qytetit të Adenit, raporton AP.

Një zyrtar ushtarak tha se luftimet janë intensifikuar të mërkuren në lagjet Crater dhe Mualla, ku janë të vendosura Presidenca dhe ndërtesa e Qeverisë.

Ky zyrtar tha po ashtu se rebelët janë duke luftuar pranë Presidencës duke shtuar se sulmet ajrore kanë goditur ndërtesën qeveritare që tashmë është bërë bazë e rebelëve.

Zyrtari ushtark i cili foli në kushte anonimiteti, tha se ofenziva kundër rebelëve është e koordinuar me koalicioni e udhëhequr nga Arabia Saudite.

Rebelët dhe forcat e tyre aleate janë munduar që të marrin nën kontroll Adenin në muajin mars por janë ballafaquar me luftime të ashpëra me forcat lokale.

XS
SM
MD
LG