Ndërlidhjet

Presidenti amerikan Barack Obama ka mbrojtur marrëveshjen historike bërthamore të arritur me Iranin, duke thënë se marrëveshja është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

"Pa një marrëveshje, regjimi i sanksioneve ndërkombëtare do të zhbëhej, me pak aftësi për ta ri-impononuar atë. Me këtë marrëveshje ne kemi mundësinë që paqësisht të zgjidhim një kërcënim të madh në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare", tha Obama gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë.

Obama gjithashtu tha se kritikat nuk kanë dhënë ndonjë alternativë më të mirë se sa marrëveshja e arritur në Vjenë më 14 korrik.

Ai shtoi se ende ka “diferenca të thella" mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me "përkrahjen e Iranit ndaj terrorizmit dhe përdorimi i fuqisë së tij për të destabilizuar pjesë të Lindjes së Mesme."

XS
SM
MD
LG