Ndërlidhjet

Franca pengon komplotin kundër bazave ushtarake


Autoritetet franceze kanë penguar një komplot kundër bazave ushtarake nga katër ekstremistë, njoftoi Ministria e Brendshme më 15 korrik.

Sipas ministrit të brendshëm Bernard Cazeneuve të dyshuarit, të moshës mes 16 dhe 23 vjeçare, u arrestuan më 13 korrik në katër vende të ndryshme në Francë.

Cazeneuve tha se udhëheqësi i grupit kishte qenë nën vëzhgim për shkak të aktiviteteve të tij në internet dhe dëshirën e tij për të udhëtuar për në Siri. Ai ishte në kontakt me francezë të njohur islamistë, që aktualisht janë në burg.

Ai gjithashtu shtoi se një nga të dyshuarit ishte një ish-pjesëtar i marinës franceze.

Cazeneuve ka thënë se 1.850 qytetarë francezë apo banorë të përhershëm janë të përfshirë në rrjetet e ekstremiste, dhe 500 besohet të jenë në Siri dhe Irak.

Presidenti francez Francois Hollande kishte thënë se Franca ka prishur "akte terroriste".

XS
SM
MD
LG