Ndërlidhjet

Greqia mund të mësojë nga Britania e Ukraina, thonë liderët


Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk
Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk

Greqia mund të mësojë disa mësime nga Britania në lidhje me se si të jetojnë me më pak shpenzime qeveritare dhe të lulëzojnë, tha kryeministri ukrainass Arseniy Yatsenyuk pas takimit me kryeministrin britanik David Cameron.

"Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar", i tha Yatsenyuk, Cameronit. "Ju e kaluat masën e kursimit dhe keni bërë që ekonomia juaj vërtetë të jetë e gjallë dhe e fuqishme. Ne e bëmë të njëjtën gjë".

"Pra, ne mund të ndajmë përvojat tona me Greqinë, në mënyrë që ta bëjmë botën më të mirë, për të mbajtur të bashkuar Bashkimit Evropian", tha ai.

Pas takimit, Britania njoftoi se do të dërgojë 50 trupa për të marrë pjesë në një stërvitje ushtarake në Ukrainë, në një demonstrim në mbështetje të qeverisë së Yatsenyuk.

"Britania mbështet fuqishëm të drejtën e Ukrainëspër të ekzistuar në paqe me fqinjët e saj," tha Cameron. "Ne mendojmë se njerëzit e Ukrainës duhet të jenë në gjendje të zgjedhin të ardhmen e tyre."

Yatsenyuk takua me Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama më herët këtë javë.

XS
SM
MD
LG