Ndërlidhjet

logo-print

Obama falënderon Putinin për rolin në bisedimet me Iranin


Presidenti amerikan Barack Obama e ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin për ta falënderuar për “rolin e rëndësishëm” të shtetit të tij në finalizimin e marrëveshjes bërthamore.

Në një intervistë me New York Times, Obama tha se mund të mos kishte pasur marrëveshje pa Rusinë, e cila si duket ka influencuar Teheranin të pranojë një marrëveshje më të vështirë se sa që donte.

"Nuk do ta arrinim këtë marrëveshje nësë Rusia nuk do e kishte pasur vullnetin të qëndronte me ne dhe fuqitë tjera botërore, duke insistuar për një marrëveshje të fortë”, tha Obama.

"Rusia na ndihmoi me këtë. Do të jem i sinqetë me ju. Nuk isha i sigurt, duke marrë parasysh diferencat që i kemi tani me Rusinë rreth Ukrainës", tha ai.

Liderët, gjatë telefonatës së tyre u morën vesh që të kooridnojnë nga afër implementimin e marrëveshjes, dhe shprehën dëshirë të punojnë së bashku në çështje tjera, përfshirë luftën civile në Siri.

Kremlini tha se liderët ranë dakord se marrëveshja "mundëson forcimin e regjimit të mos-përhapjes bërthamore dhe uljen e tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme".

XS
SM
MD
LG