Ndërlidhjet

logo-print

Japonia kalon ligjet e diskutueshme të sigurisë


Dhoma e ulët e Parlamentit të Japonisë ka miratuar legjislacionin për të lejuar trupat japoneze për t’u mobilizuar jashtë shtetit.

Dhoma e Përfaqësuesve kaloi ligjin sot, me shumicë të votave nga koalicioni qeverisës i kryeministrit Shinzo Abe. Partitë opozitare bojkotuan votimin.

“Situata e sigurisë përreth Japonisë është duke u përkeqësuar”, tha Abe pas votimit, duke iu referuar shtimit të prezencës së Kinës në rajon. “Këta ligje janë të domosdoshme për të mbrojtur qytetarët e Japonisë dhe për të parandaluar një luftë para se të shpërthejë”.

Ligjet pritet të shkojnë në Dhomat e Larta, ku koalicioni i Abes, po ashtu, ka shumicën.

Anketat tregojnë se më shumë se gjysma e qytetarëve të Japonisë kundërshtojnë ligjin.

Kundërshtarët thonë se ligje të tilla mund të thyejnë paqen 70 vjeçare të Japonisë, dhe mund të shohin trupa japoneze duke luftuar jashtë vendit për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG