Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina dhe kreditorët bëjnë përparime në bisedime


Ukraina dhe kreditorët e saj thonë se bisedimet për ristrukturimin e borxhit të vendit kanë bërë përparim në "disa çështje thelbësore".

Ministria e Financave të Ukrainës dhe kreditorët thanë sot se mbledhje tjera mes të dy palëve janë caktuar për javën e ardhshme, “me qëllimin e përbashkët për të finalizuar operacionin e borxhit ukrainas sa më shpejtë që është e mundur”.

Deklarata u lëshua një ditë pasi minitrja e Financave, Natalia Yaresko mbajti bisedime me kreditorët në Uashington.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kushtëzuar programin e tij prej 17.5 miliardë dollarëve për shpëtimin e Ukrainës, në muajin mars.

Por, mbajtësit e bonove duan që Ukraina të zgjasë periudhën e ripagimit të borxhit.

XS
SM
MD
LG