Ndërlidhjet

Zvicra ekstradon një zyrtar të FIFA-s


Autoritetet zvicerane thonë se e kanë ekstraduar një zyrtar të FIFA-s në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Zyra Federale e Drejtësisë thotë se ky person, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, iu dorëzua zyrtarëve të policisë së SHBA-ve,të cilët e shoqëruan atë në një fluturim për Nju Jork më 15 korrik.

Ai ishte një nga shtatë zyrtarët e futbollit të arrestuar në një bastisje në Cyrih më 27 maj, më kërkesë të agjencive federale amerikane.

Zyrtari u pajtua javën e kaluar që të ekstradohet, ndryshe nga gjashtë të tjerët që nuk po pranojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Kërkesat për ekstradim janë bazuar në një hetim të SHBA-ve për ryshfet të dyshuar, që përfshijnë zyrtarë të lartë në organin më të lartë qeverisës të futbollit.

Prokurorët zviceranë gjithashtu po hetojnë parregullsitë financiare për Kupat Botërore të viteve 2018 dhe 2022 në Rusi dhe Katar.

XS
SM
MD
LG