Ndërlidhjet

Amnesty International me peticion për Uzbekistanin


Amnesty International

Amnesty International

Amnesty International ka nisur një peticion duke i bërë thirrje shefes të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini për të marrë "të gjitha hapat e nevojshëm për t’i dhënë fund përdorimit të torturës dhe abuzimit në Uzbekistan".

Teksti i peticionit gjithashtu bën thirrje për "një diskutim formal në mes të ministrave të Jashtëm të BE-së deri në tetor të këtij viti, për të kërkuar ndryshime në Uzbekistan".

Amnesty thotë se forcat e sigurisë dhe rojet e burgut në Uzbekistan "përdorin torturën për nxjerrjen e rrëfimeve dhe informacioneve të tjera inkriminuese, dhe për të frikësuar e ndëshkuar të burgosurit dhe familjet e tyre".

Grupi thotë se ata që janë në rrezik të veçantë janë "njerëzit e perceptuar nga autoritetet si një kërcënim për sigurinë kombëtare, duke përfshirë edhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut".

Amnesty thotë se BE-ja është bërë "krejtësisht e heshtur" mbi abuzime të tilla, "duke preferuar t’i kryejë punët me Uzbekistanin prapa dyerve të mbyllura".

XS
SM
MD
LG