Ndërlidhjet

Armenia publikon propozimet për ndryshime kushtetuese


Ndërtesa e Parlamentit të Armenisë
Ndërtesa e Parlamentit të Armenisë

Armenia ka bërë publike disa pjesë të propozuara të ndryshimeve kushtetuese, që do të transformojnë sistemin aktual politik kombëtar, në qeverisje parlamentare.

Komisioni i posaçëm mbi reformat kushtetuese ka botuar shtatë projektligje.

Në mesin e propozimeve, thuhet se presidenti do të zgjidhet nga “zgjedhësit specialë” të përbërë nga ligjvënësit dhe zyrtarët lokalë, nga lista e kanditatëve jopartiakë, me një afat shtatëvjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes.

Fuqitë ekzekutive do t’i jepen kryeministrit, i cili do të nominohet nga parlamenti dhe emërohet nga presidenti.

Amandamentet do të dorëzohen në një referendum kombëtar deri në fund të këtij viti.

Zgjedhjet parlamentare të ardhshme Armenisë janë planifikuar për vitin 2017 dhe zgjedhjet presidenciale për vitin 2018.

XS
SM
MD
LG