Ndërlidhjet

Zyrtarë të Jemenit kthehen në Aden


Zyrtarë të qeverisë në ekzil të Jemenit janë kthyer në qytetin Aden pasi milicitë, e mbështetura nga sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia Saudite, larguan rebelët Huthi nga qyteti jugor.

Raportet thonë se disa ministra, të shoqëruar nga zyrtarë të inteligjencës, fluturuan me helikopter në një bazë ushtarake.

Një zyrtar qeveritar tha se presidenti Abd-Rabbu Mansur Hadi ju ka thënë të “përgatiten për situatën e sigurisë dhe të sigurojnë stabilitet për ringjalljen e shtetit në Aden”.

Një zëdhënës i qeverisë, që momentalisht ndodhet në Arabinë Saudite, tha se 90 për qind e Adenit, qyteti i dytë më i madh në Jemen, ështe rimarrë nga rebelët.

XS
SM
MD
LG