Ndërlidhjet

Kryeministrat Mustafa e Rama diskutuan për Samitin e Vjenës


Edi Rama dhe Isa Mustafa
Edi Rama dhe Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur të enjten homologun e tij nga Republika, Edi Rama.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Sipas një komunikate në lëshuar nga Zyra e kryeministrit Mustafa, thuhet se aty u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, koordinimin e projekteve dhe bashkëpunimit të dy shteteve në prag të Samitit të Vjenës si dhe zhvillimet në rajon.

Kryeministri Isa Mustafa e informoi kryeministrin Edi Rama për progresin që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat, me theks të veçantë për reformat dhe prioritetet e Qeverisë.

Po ashtu, Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik me Shqipërinë, vijon komunikata.

Ndërkaq, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë duke shprehur përkrahjen e Tiranës për proceset në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë shqiptare për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Kosovën, thuhet ndër tjera në këtë komunikatë.

Vizita e kryeministrit Rama nuk ishte paralajmëruar deri në momentin kur ai kishte zbritur në Aeroportin e Prishtinës.

XS
SM
MD
LG