Ndërlidhjet

Londër: Hammond dhe Jahjaga angazhohen për Gjykatën speciale


Pamje nga takimi në Londër ndërmjet sekretarit Hammond dhe presidentes Jahjaga

Pamje nga takimi në Londër ndërmjet sekretarit Hammond dhe presidentes Jahjaga

Sekretari i jashtëm britanik, Phillip Hammond, është takuar sot në Londër me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me ç’rast është biseduar për sfidat në sundimin e ligjit dhe të rendit, ballafaqimin me kërcënimet ekstremiste, rrugën evropiane të Kosovës dhe zhvillimin e saj ekonomik, përmes tërheqjes së investitorëve të jashtëm, njofton faqja në Internet e Presidencës së Kosovës.

Zonja Jahjaga ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Britaninë, e cila e ka ndihmuar Kosovën në procesin e ndërtimit të paqes dhe shtetësisë së saj.

Ajo ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për krijimin e një shoqërie demokratike e gjithpërfshirëse dhe të luaj rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Sekretari i jashtëm britanik, Phillip Hammond, ka shprehur mbështetje të qeverisë britanike për Kosovën në ndërtimin e një shteti demokratik e gjithpërfshirës, me përkushtim për sundim të ligjit dhe rendit dhe me luftën kundër korrupsionit.

Ai, mëtutje, ka theksuar se Kosova duhet të bëjë çmos për themelimin e Gjykatës Speciale.

XS
SM
MD
LG