Ndërlidhjet

Kirgizi: Forcat e sigurisë i kanë vrarë 4 terroristë të dyshuar


Pamje nga operacioni i policisë speciale në Bishkek

Pamje nga operacioni i policisë speciale në Bishkek

Forcat e sigurisë së Kirgizisë thonë se i kanë vrarë sot katër terroristë të dyshuar, ndërsa pesë të tjerë i kanë arrestuar, pas një operacioni special në kryeqytetin, Bishkek.

Sipas Komitetit shtetëror për sigurinë kombëtare të Kirgizisë, personat e vrarë dhe të arrestuar ishin pjesëtarë të një grupi ndërkombëtar terrorist të paemëruar.

Në këtë operacion, që ka zgjatur një orë, janë plagosur katër pjesëtarë të forcave speciale Alfa.

Nuk ka pasur viktima në mesin e civilëve.

XS
SM
MD
LG