Ndërlidhjet

Indi, Pakistan: Pesë civilë të vrarë në këmbimin e zjarrit


Pamje e një aeroplani pa ekuipazh për të cilin Pakistani thotë se e ka rrëzuar në Kashmir dhe është i Indisë
Pamje e një aeroplani pa ekuipazh për të cilin Pakistani thotë se e ka rrëzuar në Kashmir dhe është i Indisë

Raportohet se 5 civilë janë vrarë derisa India dhe Pakistani kanë këmbyer zjarr në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Forcat e Pakistanit e akuzojnë Indinë se ka shtënë me armë pa qenë e provokuar, gjatë ditës së djeshme, me ç’rast katër civilë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur.

India thotë se një femër është vrarë dhe tre civilë të tjerë janë plagosur, kur forcat e Pakistanit kanë hedhur predha të cilat kanë eksploduar në hapësirën Pargwal.

Ushtria e Pakistanit tha, po ashtu, se e ka rrëzuar një aeroplan “spiunimi” pa ekuipazh të Indisë në Kashmir.

India dhe Pakistani shpeshherë akuzohen reciprokisht për të shtëna të paprovokuara në kufirin kontestues.

XS
SM
MD
LG