Ndërlidhjet

logo-print

Ministri i brendshëm: Zgjedhjet në Greqi me gjasë në vjeshtë


Pamje nga sesioni i sotëm i Parlamentit të Greqisë

Pamje nga sesioni i sotëm i Parlamentit të Greqisë

Ministri i brendshëm i Greqisë, Nikos Voutsis, tha se qeveria e krahut të majtë e këtij vendi, me gjasë, do të kërkoj zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, pasi e ka humbur mbështetjen në parlament, me rastin e votimit për legjislacionin e kursimit.

Ministri Voutsis i tha radios Sto Kokkino, se zgjedhjet “me shumë gjasë” do të mbahen në shtaor ose tetor.

Sot herët në mëngjes, Parlamenti i Greqisë i ka miratuar reformat e ashpra ekonomike të kërkuara nga liderët evropianë, si kusht për dhënien e kredisë së re, duke e tejkaluar mospajtimin e rëndësishëm brenda partisë së majtë, Syriza, që e udhëheq qeverinë e Greqisë.

Prej 149 deputetëve të partisë Syriza në parlament, për këto masa nuk votuan 38 prej tyre, duke e sfiduar kryeministrin, Alexis Tsipras, pasi disa votuan kundër e disa të tjerë abstenuan.

XS
SM
MD
LG