Ndërlidhjet

Britani: Përkushtium për rihapjen e ambasadës në Teheran


Pamje nga një takim i kryeministrit britanik David Cameron (majtas) me presidentin e Iranit Hassan Rohani

Pamje nga një takim i kryeministrit britanik David Cameron (majtas) me presidentin e Iranit Hassan Rohani

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, i tha presidentit të Iranit, Hassan Rohani, se marrëveshja e arritur atomike ndërmjet Iranit dhe fuqive madhore botërore, shënon fillim të ri të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në një bisedë të djeshme telefonike, zoti Cameron, po ashtu, i tha Rohanit se mbetet i përkusahtuar për rihapjen e Ambasadës së Britanisë në Teheran, ka njoftuar një zëdhënës i tij.

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Iranit dhe Britanisë ishin pezulluar, ndërsa ambasada ishte mbyllur, pasi demonstruesit iranianë e shkatërruan misionin në nëntor të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG