Ndërlidhjet

SHBA: Janë vrarë katër marinsa, në “terrorizëm të brendshëm”


Policia amerikane afër vendit ku ka ndodhur sulmi

Policia amerikane afër vendit ku ka ndodhur sulmi

Pesë vetë janë vrarë, përfshirë edhe personin e armatosur, pas një sulmni në dy kapacitete të ndërlidhura të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, në qytetin Çatanuga në Tenesi, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë.

“Ne po e trajtojmë këtë si akt të terrorizmit të brendshëm”, tha Bill Killian, prokuror amerikan për qarkun lindor të Tenesisë.

Agjencia FBI tha se nuk ka gjetur dëshmi të lidhjeve me organizatat ndërkombëtare terroriste.

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se vrasjet ishin “shumë shqetësuese” dhe ka bërë thirrje për hetime gjithpërfshirëse të të shtënave.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, ka vlerësuar se ky ishte “akt i pakuptimtë i dhunës” dhe “krim mizor”.

Marina e Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se në sulm janë vrarë katër pjesëtarë të saj.

I dyshuari për sulm, Mohammad Youssuf Abdulazeez, 24 vjeçar, i lindur në Kuvajt, raportohet se ka depërtuar në një qendër të përbashkët ushtarake të rekrutimit në një qendër tregtare dhe ka hapur zjarr.

Ai më vonë ka shkuar në Qendrën e Rezervistëve të Marinës, 10 kilometra më larg, ku ai i ka qëlluar për vdekje katër pjesëtarë të marinës, ndërsa policia e ka vrarë sulmuesin.

Tre persona të tjerë janë plagosur, përfshirë një polic dhe një pjesëtar të marinës.

XS
SM
MD
LG