Ndërlidhjet

Kerry i viziton vendet e Gjirit Arab


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do t’i vizitoj vendet e Gjirit Arab në fillim të muajit gusht, për t’i informuar liderët e këtyre shteteve për marrëveshjen atomike me Iranin, në përpjekje për t’i zbutur shqetësimet në rajon.

Mbrëmë vonë në Uashington, zoti Kerry është takuar me ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir.

“Ne shpresojmë se iranianët do ta shfrytëzojnë këtë marrëveshje me qëllim të përmirësimit të situatës ekonomike në Iran dhe për përmirësimin e jetës së pjesës më të madhe të popullit iranian, e jo që të përdoret për aventura në rajon”, tha zoti al-Jubier pas bisedimeve me John Kerryn.

Ai ka tërhequr vërejtjen se nëse Irani e përdorë marrëveshjen atomike “për të shkaktuar probleme në rajon, atëherë ne jemi të përkushtuar ta kundërshtojmë atë me vendosmëri”.

Shqetësimet e sauditëve për marrëveshje, më vonë qartas e kanë shtyrë Shtëpinë e Bardhë, që ta organizojë një takim për sot të presidentit, Barack Obama, me ministrin saudit, Adel al-Jubeir.

Sekretari Kerry ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë aleatët në shtetet arabe të donimuara nga sunitët, kundër çfarëdo kryengritjeje të mbështetur nga iranianët.

Irani i dominuar nga shiitët është akuzuar se po i mbështet kryengritësit huthi në Jemen, derisa ata po luftojnë kundër forcave lojale ndaj presidentit, Abd-Rabbu Manusr Hadi, i cili është larguar në Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG