Ndërlidhjet

Britani: Mbështetet krijimi i tribunalit për aeroplanin MH17


Philip Hammond
Philip Hammond

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, tha mbrëmë se i mbështet thirrjet për formimin e një tribunali i cili do t’i ndiqte ata që janë përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, MH17, në pjesën lindore të Ukrainës, para një viti.

“Drejtësia duhet të arrihet për 298 njerëzit e pafajshëm që humbën jetën”, tha Hammond.

Britania, që është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuaraa, po e shqyrton këtë masë.

“Kjo kërkon një tribuanl ndërkombëtar, të mbështetur nga rezoluta obliguese ndaj të gjitha shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, për t’i ndjekur ata që janë përgjegjës”, tha Hammond, dhe ka shtuar se “çfarëdo përpjekje për shkatërrimin e këtij procesi, do t’i privonte viktimat nga drejtësia dhe nuk mund të tolerohet”.

Holanda, Malajzia, Australia, Belgjika dhe Ukraina, e kanë ofruar një propozim-rezolutë, që Këshilli i Sigurimit ta krijoj një gjykatë ndërkombëtare për këtë çështje.

Por, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vlerësuar dje se masa e tillë do të ishte “e parakohshme” dhe “kundërproduktive”, duke insistuar që hetimet e rrëzimit do të duhej të përfundonin së pari.

Rusia është, po ashtu, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe ka të drejtë të vetos.

XS
SM
MD
LG