Ndërlidhjet

MH17: Një tragjedi, një e vërtetë, por shumë tregime


Të gjeturat që kanë rrjedhur në opinion për rrëzimin e aeroplanit në pjesën lindore të Ukrainës, të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, e kanë drejtuar gishtin kah kryengritësit prorusë, që kanë përdorë armatim të furnizuar nga Rusia.

Por, këto gjetje janë në kundërshtim me pohimet dhe supozimet që vijnë nga Rusia, një vit pas tragjedisë.

Një vit pas incidentit të vetëm më vdekjeprurës në konfliktin e Ukrainës, rrëzimi i aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, duke i vrarë të gjithë 298 njerëzit në aeroplanin MH17, bota ende pret gjetjet zyrtare të hetuesve ndërkombëtarë për shkaqet e rrëzimit.

Por, propozim-raporti që ka rrjedhur në opinion, në konkluzione sugjeron se fajësinë e kanë separatistët prorusë, që kanë shtënë me raketë tokë – ajër të prodhimit rus, të njohur me emrin Buk, e furnizuar nga Rusia.

Gjetjet e këtilla, nëse ato konfirmohen kur raporti final të publikohet në muajin tetor, mund të jenë në kundërshtim me pohimet dhe supozimet që dalin nga Rusia, prej se ka ndodhur katastrofa.

Ka pasur gjëra të hershme për involvimin separatist në tragjedinë e aeroplanit, duke pasur parasysh historinë e pakontestueshme aktuale të kryengritësve për rrëzimin e aeroplanëve ushtarakë ukrainas mbi zonën e konfliktit, dhe largimi i menjëhershëm i publikimit në mediat sociale nga një lider separatist, duke u lavdëruar me rrëzimin e një aeroplani.

Pastaj, ka ekzistuar biseda e rrjedhur që ka sugjeruar se Moska dhe mbështetësit e saj ishin duke i koordinuar përpjekjet për gjetjen e kutive të zeza, dhe pamjet e vendosjes së qartë të lansuesit të raketës Buk në terren, pak kohë para rrëzimit të aeroplanit dhe kthimi i pajisjes atë natë në territorin e Rusisë.

Por, në mungesë të dëshmive më gjithpërfshirëse, zyrtarët dhe mediat ruse kanë vazhduar ta paraqesi një mori të teorive alternative të tragjedisë së aeroplanit, MH17, dhe këtë javë Moska tha se do t’i pengoj përpjekjet për krijimin e Tribunalit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për t’i dënuar ata që janë përgjegjës për përplasje.

Por, në vazhdim janë disa nga pretendimet më të theksuara me gjysmë-mbështetje, që kanë ardhur nga rusët ose kanë pasur qarkullim të madh brenda mediave ruse.

Aeroplani Fantom

Më pak se një javë pas rrëzimit të aeroplanit, MH17, Ministria e mbrojtjes e Rusisë i ka publikuar “materialet” e veta për këtë rast dhe ka mbajtur një konferencë të nivelit të lartë për t’i paraqitur ato.

Megjithqë Ministria e Mbrojtjes nuk ka bërë asnjë konkludim të fuqishëm, ajo ka pretenduar se ushtria e Ukrainës kishte operuar me sistemet raketore Buk në terren, në kohën e incidentit.

Po ashtu, kjo ministri ka shprehur dyshime se aeroplani ushtarak ukrainas, i tipit Su-25 e kishte shoqëruar aeroplanin e udhëtarëve të Malajzisë.

Kievi ka thënë se nuk ka pasaur aeroplan ushtarak që ka fluturuar në atë hapësirë, pasi disa aeroplanë dhe helikopterë të ushtrisë së Ukrainës ishin qëlluar nga kryengritësit, që kishin përdorë armatimit të furnizuar nga Rusia.

Teoria Su-25 ishte argument madhor i një dokumentari të publikuar në transmetuesin RT (më parë i njohur si Russia Today).

Në një raport nga një “grup i specialistëve të aviacionit”, që nuk ishte emëruar, është publikuar më 14 korrik dhe argumenton se MH17, “me gjasë të mëdha”, ishte qëlluar nga një raketë ajër – ajër Python, e prodhimit izraelit, që ishte lansuar nga aeroplani Su-25 i përparuar.

Në muajin janar, ish-gazetari i agjencisë AP, Robert Perry, që shkruan për faqen në Internet, ConsortiumNews, i ka cituar burimet e paemëruara të inteligjencës amerikane që kanë thënë se aeroplani është qëlluar nga “një dezertor i ushtrisë së Ukrainës”, që ka përdorë sistem kundërajror, Buk.

Kontrollori i trafikut ajror “Carlos”

Në orët pas rrëzimit të aeroplanit MH17, një person që pretendonte se ishte kontrollor i fluturimit me punë në Kiev, kishte filluar të postoj informatë në Twitter në të cilën theksohej se ishin dy aeroplanë ushtarakë ukrainas në ajër afër skenës së tragjedisë.

Ambasada e Spanjës në Ukrainë tha se nuk ka dijeni se kush ishte personi “Carlos”, por e ka theksuar aktivitetin e tij në rrjetin Twitter gjatë protestave Maidan në Ukrainë.

Aeroporti ku “Carlos” ka pretenduar se punon tha se nuk ka kontrollorë të jashtëm të fluturimeve dhe se “asnjëherë nuk e ka punësuar ndonjë spanjoll për atë ose ndonjë detyrë tjetër”.

Faqja e “Carlosit” në Twitter është pezulluar. Megjithatë, mediat shtetëtore të Rusisë e kanë cituar atë në mënyrë intensive.

Fshehja

Asnjë teori e konspiracionit nuk është komplete pa elementin e fshehjes. I vetëshpalluri etnolog dhe historian investigativ, Eric Zuesse, që shkruan shpeshherë në faqen e Internetit të institutit prorus, Global Research, me seli në Kanada, ka raportuar për marrëveshjen sekrete të 8 gushtit ndërmjet Ukrainës, Belgjikës, Holandës dhe Australisë, (“të gjitha këto vende janë aleate të Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunojnë me Luftën e Ftohtë të re të Uashingtoni kundër Rusisë”), për të mos publikuar asnjë informatë për MH17 pa marrëveshje të katër vendeve.

Eric Zeusse ka konkluduar se një marrëveshje e tillë do të thotë se Kievi do të imponoj “veto” ndaj çdo informacioni që e implikon ushtrinë ukrainase.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG