Ndërlidhjet

Gjermani: Bundestagu debaton për kredinë greke


Angela Merkel duke folur në Bundestagun gjerman
Angela Merkel duke folur në Bundestagun gjerman

Ligjvënësit e Gjermanisë e kanë filluar debatin nëse do të lejojnë negociata me Greqinë për kredinë prej 86 miliardë eurosh.

Duke folur sot në Bundestagun gjerman, kancelarja Angela Merkel, ka kërkuar që të mbështetet vazhdimi i negociatave zyrtare, duke thënë se kjo është “përpjekja e fundit” për zgjidhjen e krizës së borxheve të Greqisë.

Gjermania është kreditori më i madh i Greqisë në Bashkimin Ebropian.

Mbrëmë vonë, zyrtarët thanë se bankat e Greqisë do të rihapen më 20 korrik, pasi ishin mbyllur para tri javësh, meqë Banka Qendrore Evropiane ka lejuar që bankat të marrin më tepër fonde emergjente.

XS
SM
MD
LG