Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Ligjvënësi Ponomaryov në listën e të kërkuarve


Ilya Ponomaryov

Ilya Ponomaryov

Një gjykatë ruse ka paraqitur fletarrest për ligjvënësin, Ilya Ponomaryov, i cili ishte anëtari i vetëm i Dumës Ruse, që kishte votuar kundër aneksimit të Krimesë së Ukrainës, në vitin 2014.

Po ashtu, autoritetet e kanë vënë zotin Ponomaryov në listën ndërkombëtarëve të personave të kërkuar.

Avokatja e tij, Maria Blast, i tha sot gjykatës se klienti i saj, që aktualisht është në Shtetet e Bashkuara, është i gatshëm të kthehet në Rusi për tu përgjigjur në pyetjet e hetuesve.

Hetuesit rusë thonë se një fondacion shtetëror për teknologji e kishte paguar zotin Ponomaryov, me shumën prej 750 mijë dollarëve për ligjërata, por ai kishte mbajtur vetëm fjalime dhe komente të shkurtëra.

Ponamaryov është anëtar i partisë Vetëm Rusia. Ai ka votuar kundër aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë në mars të vitit 2014.

Në prill të këtij viti atij i është marrë imuniteti i deputetit.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat për keqbërje dhe thotë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

XS
SM
MD
LG