Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit diskuton për marrëveshjen atomike


Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të debatoj më 20 korrik për marrëveshjen atomike me Iranin, kanë thënë diplomatët.

Propozim-rezoluta parasheh kufizime në programin atomik iranian, por e mbanë embargon e armatimit dhe ndalesën e furnizimit me teknologji për raketat balistike.

Parashihet që shtatë rezoluta të Kombeve të Bashkuara do të mbyllen, atëherë kur Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e verifikon se Irani i ka implem,entuar kufizimet në aktivitetet atomike.

Për përmbajtjen e rezolutës janë zhvilluar negociata në kuadër të marrëveshjes së arritur më 14 korrik në Vjenë, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Kinës dhe Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG