Ndërlidhjet

Ghani: Bisedat me talibanët – e vetmja rrugë për paqe


Ashraf Ghani pas faljes së Bajramit bisedon me gazetarët në Kabul
Ashraf Ghani pas faljes së Bajramit bisedon me gazetarët në Kabul

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, thotë se negociatat me talibanët janë e vetmja rrugë për sjelljen e paqes në Afganistan.

Këto komente ai i ka bërë sot me rastin e festës myslimane të Bajramit, që e

shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Negociatat janë zgjidhje, mënyrë dhe kjo është ajo që vendi ynë e dëshiron, ndalja e gjakderdhjes”, tha Ghani.

Ai, mëtutje, e ka falënderuar liderin shpirtëror të talibanëve afganë, Mullah Mohammad Omar, për mbështetjen e bisedimeve paqësore.

Në një deklaratë më 15 korrik, raportohet se Omar i ka vlerësuar bisedmet paqësore me qeverinë afgane si “legjitime”, duke thënë se qëllimi i procesit është “përfundimi i okupimit” nga forcat e jashtme.

Më 7 korrik në Pakistan është mbajtur takimi i parë ndërmjet delegatëve talibanë dhe pjesëtarëve të Këshillit të Lartë për Paqe të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG