Ndërlidhjet

Ligjvënësit ukrainas kanë votuar për thirrjen për zgjedhje lokale në muajin tetor.

Por kerkoesa kaloi sot, ku thuhej se zgjedhjet lokale nuk mund të mbahen në Gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në mars të vitit 2014.

Qeveria e Ukrainës nuk ka pasur kontroll mbi pjesët lindore të rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut që kur forcat qeveritare po luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia.

Që kur ka filluar, konflikti ka marrë jetën e më shume se 6,500 njerëzve.

Rebelët në Donjeck dhe Luhansk kanë thënë se do të organizojnë vetë zgjedhjet, në këto zona të kontrolluara nga ta.

XS
SM
MD
LG