Ndërlidhjet

Gjashtë mbështetës të Vllazërisë Myslimane në Egjipt janë vrarë në përleshjet me policinë, pranë piramidave të Gizas, në Kajro, të premten.

Këtë e konfirmuan zyrtarët e sigurisë.

Forcat e sigurisë intervenuan dhe arrestuan 15 anëtarë të Vëllazërisë në Kajro, tha agjencia e lajmeve MENA, duke cituar Ministrinë e Brendshme. Po ashtu raportohet se njëzet anëtarë të tjerë u arrestuan në qytetin e dytë të Egjiptit, Aleksandri.

Dhuna shpërtheu nëpër lokacione të ndryshme në rrethinën e Gizës.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi vdekjet.

XS
SM
MD
LG