Ndërlidhjet

Britania dhe Qipro bashkëpunojnë për sigurinë


Philip Hammond

Philip Hammond

Bashkëpunimi mes Britanisë dhe Qipros në ndarjen e informative mbi personat që mund të paraqesin rrezik të sigurisë për të dyja vendet, po japin rezultate, tha ministri i Jashtëm britanik.

Philip Hammond pas bisedimeve me homologun e tij nga Qiproja, Ioanis Kasoulides, tha se bashkëpunimi është përmirësuar me "të kuptuarit se ku janë njerëzit që mund të na bëjnë dëm, kush po shkon ku".

Hammond tha se nëse individët e dyshimtë janë duke lëvizur përmes ose Britanisë apo Qipros "jemi të sigurt se ne do të informojnë njëri-tjetrin për ato kërcënime të mundshme".

Qipro është më pak se 170 kilometra në perëndim të Sirisë, ku grupi militant i Shtetit Islamik është duke luftuar grupe të tjera rebele dhe forcat e presidentit sirian, Bashar Assad.

Hammond tha se Britania është "e etur për të punuar" me Qipron për t'u përballur me kërcënimin e paraqitur nga "luftëtarët e huaj që shkojnë në Siri, Irak dhe vende të tjera".

XS
SM
MD
LG