Ndërlidhjet

EASA: Pilotët duhet t’i “nënshtrohet evaluimeve psikologjike”


Një mbikëqyrës u avacionit të Evropës, sot rekomandoi për të zgjeruar kontrollat për shëndetin mendor të pilotëve. Kjo thirrje bëhet për shkak të pilotit që kreu vetëvrasje me avionin në të cilën vdiqën të gjithë 150 udhëtarët që ishin në bord.

Agjencia Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) tha se pilotët duhet t’i “nënshtrohet evaluimeve psikologjike” gjatë trajnimeve, para se të hyjnë në shërbim.

Ata, sipas agjencisë, duhet të bëjnë edhe teste të drogave dhe alkoolit, pa marrë parasysh se hetuesit nuk i kishin vërejtur këto gjatë autopsisë së pilotit në tragjedinë e Germanëings.

"Ky raport është rezultat i një analize të plotë me rekomandime praktike në mënyrë që një ngjarje e tillë tragjike të mos ndodhë përsëri", tha drejtori ekzekutiv i EASA-s, Patrick Ky.

XS
SM
MD
LG