Ndërlidhjet

Vajza e Nemtsov i bashkohet Deutsche Welles


Zhanna Nemtsova

Zhanna Nemtsova

Vajza e madhe e opozitarit të vrarë rus, Boris Nemtsov ka lënë Rusinë për të punuar për mediumin gjerman Deutsche Welle.

Zhanna Nemtsova, 31 vjeçare, e cila më herët punonte për median ruse RBK, hyri në Deutsche Welle, në zyrën e tyre në Bonn, si gazetare në departamentin për Rusinë. Ajo pritet të fillojë punën në muajin gusht.

Peter Limbourg, drejtor i Deutsche Welle, tha se pikmamja e paster dhe dituria e Nemtsovas mund të ndrisë suksesin në departamentin rus”.

Përmes një deklarate, Nemtsova tha se ajo ka marrë kërcënime derisa vazhdonte të hetonte vrasjen e babait të saj në Kremlin, më 27 shkurt.

Sot Polonia i dha Nemtsovas Çmimin e Solidaritetit për përkrahje të demokracisë dhe të drejtat e njeriut. Ajo do të marrë çmimin në një ceremoni në Varshavë më 4 gusht.

XS
SM
MD
LG