Ndërlidhjet

John Hurt nderohet nga Mbretëresha Elizabeth


Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II ka shpërblyer aktorin John Hurt për punën e tij në filma, në karrierën e tij 40 vjeçare si aktor.

Mbretëresha e nderoi aktorin 75 vjeçar, i cili ka marrë dy nominime për çmimin Oscar, për rolet e tij në "The Elephant Man" dhe "Midnight Express."

Rolet tjerë të Hurt përfshijnë: krijuesin e shkopinjëve magjik në filmat eHarry Potter, si dhe Doktorin e Luftës në serinë e famshme televizive "Doctor Who".

Hurt, i cili u diagnostikua kohët e fundit me kancer pankreatik, tha se keqardhja e tij e vetme ishte që prindërit e tij nuk ishin gjallë për të parë atë teksa merrte nderin e Kështjellës Windsor sot.

“Kjo e bën një person jashtëzakonisht krenar”, tha ai.

XS
SM
MD
LG