Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmuesi vetëvrasës vret një roje të sigurisë


Kueta, Pakistan

Kueta, Pakistan

Një zyrtar policor ka thënë se një sulmues vetëvrasës ka detonuar eksplozivin e tij në hyrje të lagjes së banuar me shiitë në jugperëndim të Pakistanit, duke vrarë një roje të sigurimisë.

Sulmi në qytetin Kueta ndodhi në ditën e parë të Fitër Bajramit.

Zyrtari policor Abdul Razzaq Cheema tha se sulmues, i cili ishte i veshur me rroba grashë, kishte tentuar që të futej në qytet. Por roja e sigurisë Talib Hussain e kishte ndjekur sulmuesin dhe më pas ai shpërtheu eksplozivin e tij, duke vrarë veten dhe rojen e sigurimit.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin por minoriteti shiitë hazara në Pakistan ka qenë cak i sulmeve të shpeshta të militantëve të lidhur me Al-Kaidan.

XS
SM
MD
LG