Ndërlidhjet

Ministri saudit “mirëpret” marrëveshjen me Iranin


Adel al-Jubeir
Adel al-Jubeir

Shtëpia e Bardhë thotë se një i dërguar i lartë saudit e ka “mirëpritur” marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit, gjatë një takimi më 17 korrik me presidentin amerikan Barack Obama.

Pavarësisht skepticizmit të shprehur më parë nga liderët sauditë, pas arritjes së marrëveshjes në mes të Iranit dhe fuqive botërore, ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir i ka thënë presidentit Obama se e “mirëpret” marrëveshjen, njofton Shtëpia e Bardhë.

Ambasada saudite ka thënë se Jubeir “ka rikonfirmuar mbështetjen e Arabisë Saudite për marrëveshjen e cila e parandalon Iranin që të ketë kapacitete bërthamore”.

Takimi, i cili është kërkuar nga Mbreti Salman, vjen pas deklaratave të diplomatëve sauditë, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit.

Ish-ambasadori saudit në SHBA, Bandar bin Sultan e ka përshkruar marrëveshjen si fatkeqe.

Ai ka paralajmëruar se Teherani do “të bëjë kërdi në Lindjen e Mesme, e cila tashmë po jeton në një mjedis katastrofal”, duke përdorur miliarda dollarë që Irani do të marrë nga heqja e sanksioneve ekonomike.

XS
SM
MD
LG