Ndërlidhjet

Tsarnaev transferohet në një burg të sigurisë së lartë


 Dzhokhar Tsarnaev

Dzhokhar Tsarnaev

Sulmuesi i maratonës së Bostoni, Dzhokhar Tsarnaev është transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Kolorado.

Byroja Federale e Burgjeve ka thënë se 21 vjeçari është transferuara këtë javë në një burg në Florence të Kolorados.

Në këtë burg janë të vendosur më shumë se 400 të burgosur, duke përfshirë kriminelët më famëkeqtë SHBA-ve që prej 11 shtatorit 2001, siç është konsiratori Zacarias Moussaoui.

Tsarnaev është dënhuar me vdekje për sulmin në vitin 2013 në maratonën e Bostonit, ku në vijën e finishit kishte vendosur bomb, nga e cila u vranë 3 persona dhe u plagosën më shumë se 260 të tjerë.

Ai e ka pranuar se së bashku me vëllaun e tij të madh kanë vendosur bomba dhe u ka kërkuar falje familjeve të viktimave.

XS
SM
MD
LG