Ndërlidhjet

Obama u përgjigjet kritikëve të marrëveshjes së Iranit


Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka kundërshtuar kritikët e marrëveshjes së arritur mes Iranit dhe fuqive botërore, për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Në adresimin e tij javor, Obama tha se pa marrëveshje “ ne do të rrezikonim edhe një luftë në rajonin më të dhunshëm të botës”.

Përmes marrëveshjes së arritur më 14 korrik, sanksionet kundër Teheranit do të hiqen gradualisht dhe Irani do të pranojë frenim afatgjatë të programit të saj bërthamor.

Rivalët republikanë të Obamas shpresojnë që kjo marrëveshje të mos votohet në Kongres, i cili ka 60 ditë kohë për ta shqyrtuar atë.

Obama tha se marrëveshja “realisht e largon Iranin nga krijimi i bombave”.

“Ne kemi paraprarë monitorim 24 orësh në 7 ditë të javës, të ndërtesave kyçe bërthamore të Iranit”, ka shtuar ai.

Nëse Irani nuk i përmbahet marrëveshjes, sanksionet “do të hyjnë menjëherë në fuqi”, ka thënë presidenti Obama.

XS
SM
MD
LG