Ndërlidhjet

Arabi Saudite: Arrestohen mbi 400 militantë të dyshuar të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet saudite thonë se kanë arrestuar 431 persona, të dyshuar se kanë lidhje me grupin militant Shteti Islamik, duke parandaluar kështu sulme në xhami, mbi forcat e sigurisë dhe në misionet diplomatike.

Ministria e Brendshme Saudite, ka thënë sot se autoritetet kanë shpërbërë “një celulë të organizatës, e cila është e lidhur me grupin militant Shteti Islamik”.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë e sulmit me makinë bomb më 16 korrik, afër burgut të sigurisë së lartë në Arabinë Saudite, ku u vra shoferi dhe u plagosën dy roje të sigurisë.

Ministria e Brendshme ka thënë se shumica e të arrestuarve janë shtetas sauditë.

“Gjashtë operacione të njëpasnjëshme vetëvrasëse të cilat kishin shënjestër xhami në provincën lindore, janë parandaluar”, ka thënë ministria.

“Planet e terroristëve për të sulmuar misionet diplomatike dhe ndërtesat qeveritare në provincën Sharurah gjithashtu janë parandaluar”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për dy sulme vetëvrasëse me bomë në xhamitë Shiite në Arabinë Sauditë në muajin maj, të cilat vranë 25 njerëz.

XS
SM
MD
LG