Ndërlidhjet

Putin urdhëron krijimin e një force rezervë


Presidenti rus Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar për krijimin e një force të re rezervë, si pjesë e hapave që Rusia po ndërmerrë për të përmirësuar kapacitetet e saj ushtarake dhe trajnuese.

Dekreti i Putinit urdhëron qeverinë që të gjejë mjete financiare për këtë forcë, që do të merren nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo lëvizje vjen në kohën kur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin kanë rënë në pikën më të ulët, që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Rusia deri më tani ka 7 milionë ushtarë rezervistë.

XS
SM
MD
LG