Ndërlidhjet

Në Greqi bankat rihapen të hënën


Greqi, foto nga arkivi
Greqi, foto nga arkivi

Qeveria greke ka urdhëruar që bankat e vendit të rihapen më 20 korrik, pasi 3 javë qëndruan të mbyllura në përpjekje për të ndaluar tërheqjen e parave nga shteti.

Përmes dekretit të sotëm qeveritar, bankat gjithashtu do të heqin kufizimet e tërheqjes, ku grekët mund të tërheqin 420 euro në javë, ndërsa 60 euro vazhdon të mbetet limiti i tërheqjes së parave në ditë.

Përmes këtij dekreti, gjithashtu mbeten në fuqi disa nga masat e kontrollit të kapitalit, duke përshirë edhe ndalesën e hapjeve të llogarive të reja bankare dhe transferimin e kapitalit.

Këto masa erdhën disa orë pasi në Greqi dhanë betimin ministrat e ri të qeverisë së kryeministrit Alexis Tsipras, i cili zëvendësoi anëtarët e partisë së tij në pushtet Syriza, të cilët kundërshtuan kushtet e marrëveshjes së ndihmës së BE-së, e cila i ka ofruar kredi prej 7 miliardë eurosh.

Greqia kishte vendosur që t’i mbyllte bankat më 29 qershor, pasi qeveria e ekstremit të majtë e kryeministrit Tsipras thirri një referendum për kërkesat e kreditorëve ndërkombëtarë, ku 61 për qind e grekëve votuan kundër masave të kërkuara.

XS
SM
MD
LG