Ndërlidhjet

Rebelët pro-rusë të gatshëm të tërheqin tanket


Një separatist pro-rus duke grisur flamurin ukrainas, foto nga arkivi
Një separatist pro-rus duke grisur flamurin ukrainas, foto nga arkivi

Separatistët pro-rusë në Ukrainë thonë se janë të gatshëm që të tërheqin armë tme kalibër më të vogël, nga frontet e luftës.

Lideri i vetshpallur i rebelëve në rajonin e Donjeckut, Aleksandr Zakharchenko, ka thënë sot se forcat e tij janë të gatshme që të tërheqin tanket dhe makinat e blinduara për rreth 3 kilometra nga frontet e luftës.

Zëdhënësi i separatistëve në rajonin e Donjeckut, Denis Pushilin e ka quajtur këtë “hap të njëanshëm”, veprim ky që vjen para takimit trepalësh të Grupit të Kontaktit, të cilët më 21 korrik, do të takohen në Minks për të biseduar për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit të arritur në shkurt të këtij viti.

Më shumë se 6,500 njerëz kanë vdekur që prej se luftimet në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe rebelëve pro-rusë kanë nisur në prill të vitit të kaluar në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG