Ndërlidhjet

Lavrov kërkon që ushtria ukrainase të demilitarizohet


Sergey Lavrov
Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka mbajtur takim me homologët e tij nga Ukraina, Gjermani dhe Shtetet e Basshkuara, lidhur me situatën në lindje të Ukrainës.

Ministria e Jashtme njofton se Lavrov ka zhvilluar biseda të ndara përmes telefonit me homologun ukrainas Pavlo Klimkin, atë gjerman Frank-Walter Steinmeier si dhe me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, duke bërë thirrje që forcat ukrainase të “fillojnë të demilitarizohen”, në fshatin juglindor të Shyrokyne-s, i cili është afër qyetit Mariupol.

Lavrov u ka thënë të tre bashkëbiseduesve të tij se separatistët pro-rusë tashmë janë tërhequr nga kjo zonë, e cila është afër Detit Azov.

Ministri Lavrov gjithashtu i ka bërë thirrje homologut ukrainas Klimkin që “të zgjidhë projektin e ndryshimeve kushtetuese”, me qëllim që t’u ofrohet autonomi më e madhe zonave të kontrolluara nga rebelët në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut.

Ndërkaq, ministri Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kanë biseduar edhe për situatën në Siri.

XS
SM
MD
LG