Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 12 civilë nga sulmet ajrore të ushtrisë siriane


Damask, foto nga arkivi

Damask, foto nga arkivi

Sulmet ajrore të ushtrisë siriane mbi zonat e kontrolluara nga rebelët, afër kryeqytetit Damask, kanë vrarë 12 civilë, ka thënë grupi monitorues.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se në sulmet në lindje të zonës Ghouta, më 18 korrik, janë vrarë 5 njerëz nga një bomb fuçi e hedhur nga forcat siriane. Vetëm këtë javë në Siri janë vrarë 82 civilë nga sulme të ngjashme.

Kjo organizatë thotë se në mesin e 12 të vrarëve në Ghouta, kanë qenë edhe 3 gra dhe dy fëmijë.

Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Vëzhguesi Sirian thotë se nga helikopterët janë hedhur bomba në fuqi në zonën Zabadani, e cila është e kontrolluar nga rebelët dhe ndodhet afër kufirit libanez.

Më shumë se 220,000 njerëz janë vrarë që prej vitit 2011, kur filloj lufta civile në Siri.

XS
SM
MD
LG