Ndërlidhjet

logo-print

Policia arreston 5 protestues në Sidnej


Policia e Australisë (Foto nga arkivi)

Policia e Australisë (Foto nga arkivi)

Policia në Sidnej të Australisë ka arrestuar 5 persona derisa grupet anti-islame dhe anti-raciste po përlesheshin në rrugët e qytetit.

Rreth 100 protestues anti-islamist nga grupet e krahut të djathtë, kanë valëvitur flamuj dhe kanë thirrur “Thuaj jo Sheriatit” dhe kanë protestuar kundër migracionit.

Por, këta protestues u takuan edhe me rreth 250 protestues të tjerë që bartnin pankarta me mbishkrime të tilla si “Jo racizëm, jo islamofobi”.

Qindra policë morën pjesë në shpërndarjen e dy grupeve të protestuesve.
Ka pasur përleshje të shkurtra, por dhuna e parë më 18 korrik në qytetin e Melburnit nuk është parë sot në Sidnej.

Atje policia ishte detyruar që të përdorte gazin lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

Protesta të ngjashme janë organizuar sot edhe në qytetin Canbera, në Perth dhe në Hobart Tasmania.

XS
SM
MD
LG