Ndërlidhjet

Cameron: Britania duhet të bëjë më shumë kundër IS-it


David Cameron

David Cameron

Kryeministri britanik David Cameron dëshiron që Britania të marrë rol më të madh në shkatërrimin e grupit ekstremist Shteti Islamik në Siri.

“Dua që Britani të bëjë më shumë”, ka thënë Cameron për rrjetin televiziv amerikan NBC.

Cameron tha se “ne duhet ta shkatërrojmë kalifatin, qoftë në Siri apo Irak”.

Britania rregullisht përmes sulmeve ajrore godet caqet e militantëve të Shtetit Islamik në Irak por deri më tani në Siri është e përfshirë vetëm në dërgimin e misioneve ajrore për të mbledhur informacione.

Kryeministri Cameron po ashtu tha se Britania duhet të ballafaqohet me ideologjinë ektremiste dhe të promovojë vlerat britaneze siç është demokracia, liria dhe sundimi i ligjit.

Kabineti qeveritar i Cameron së fundmi ka diskutuar me ligjvënësit se a duhet që shteti t’i bashkohet koalicionit të përbashkët të sulmeve ajrore.

Cameron ka dështuar që të marr votën e parlamentit për të lejuar veprimet ushtarake kundër forcave siriane të presidentit Bashar al-Assad në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG