Ndërlidhjet

Shpërthime në Gaza, shkatërrohen 5 vetura


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Të paktën katër shpërthime kanë goditur qytetin e Gazës mëngjesin e sotëm, të cilat kanë pasur për cak veturat e anëtarëve të fraksioneve islamike, njoftojnë mediat lokale.

Shpërthimet kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit, duke shkatërruar 5 vetura por nuk dihet akoma nëse ka pasur viktima.

Policia akoma nuk ka komentuar për këto incidente.

Agjencia e lajmeve AFP citon një zyrtar të sigurisë, i cili në kushte anonimiteti ka thënë se 3 vetura i përkisnin anëtarëve të Hamasit dhe dy të tjera anëtarëve të xhihadistëve islamikë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

XS
SM
MD
LG