Ndërlidhjet

Ministri gjerman viziton Teheranin


Sigmar Gabriel
Sigmar Gabriel

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Sigmar Gabriel është nisur sot drejt Teheranit, duke shënuar kështu vizitën e parë në Iran nga një zyrtar perëndimor që prej se fuqitë botërore dhe Teherani nënshkruan marrëveshjen për programin bërthamor.

Gabriel ka nisur sot udhëtimin tre ditor “me një delegacion të vogël të përfaqësuesve të kompanive, grupeve të industrisë dhe shkenctarë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Marrëveshja për programin bërthamor “hedh themelet për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin, me kusht që hapat e përcaktuar të jenë të zbatuara tashmë”, thuhet tutje në deklaratë.

Ministri Gabriel pritet që të takohet me presidentin iranian Hassan Rohani.

XS
SM
MD
LG