Ndërlidhjet

logo-print

Akuza të ndërsjella për bombardimet në Donjeck


Ushtria ukrainase

Ushtria ukrainase

Ushtria ukrainase dhe separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, kanë akuzuar njëri-tjetrin se kanë bombardyar zona të banuara në rajonin e Donjeckut.

Rebelët kanë thënë se bombardimet- sulmet e para këto në qarkun qendror të qytetit që prej arritjes së armëpushimit në muajin shkurt- kanë vrarë një civil, kanë shkatërruar ndërtesa dhe kanë krijuar disa vatra zjarri.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Serhiy Galushko ka thënë se ushtria ka përgjuar një bisedë në mes të rebelëve, në të cilën thuhej se ata planifikonin të bombardonin Donjeckun.

Komandanti i rebelëve Eduard Basurin i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Kievi gjithashtu ka thënë se një polic është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur nga sulmet e separatistëve në 24 orët e fundit.

Në një zhvillim të ndarë, rebelët thonë se kanë tërhequr armët e rënda nga zonat e konfliktit, duke e respektuar kështu marrëveshjen me Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.

Më shumë se 6,500 njerëz janë vrarë, prej se luftimet në lindje të Ukrainës filluan në prill të vitit të kaluar.

Që prej arritjes së armëpushimit në shkurt në Minks të Bjellorusisë, intensiteti i luftimeve në lindje të Ukrainës ka rënë edhe pse të dyjat palët e akuzojnë njëri-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

XS
SM
MD
LG